Ditën e djeshme djali i politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiç është dhunuar nga 30 persona kur po dilet nga shkolla në Llapnasellë të Graçanicës. Nikolla është sulmuar ashpër duke pësuar dëmtime ne kokë, fytyrë dhe ka pasur disa dhëmbë të thyer. Ndërkohë, policia ka dalë me një njoftim ku ka bërë të ditur se janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për sulmin.
Njoftimi i policisë:
“Shkolla “Miladin Mitic”, 22.02.2021 – 10:30. Raportohet se ka ndodhur një rrahje masive në oborrin e shkollës, ku janë të përfshirë nxënësit e shkollës dhe disa persona të tjerë. Si pasojë e rrahjes, viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Graqanicës. Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit të njëjti janë dërguar në mbajtje”.
Për sulmin ndaj djalit të politikanit ka reaguar edhe Albin kurti i cili shkruan në Twitter se ky është një sulm ndaj qytetarëve të Kosovës dhe lisrisë së tyre. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se ata që e organizuan sulmin do të përballen me drejtësinë.
“E dënoj ashpër sulmin e sotëm, ndaj djalit të politikanit, Nenad Rashiç, 18-vjeçarit Nikolla Rashiç. Ky është një sulm ndaj qytetarëve të Kosovës dhe lirisë së tyre, ata që e organizuan do të sillen para drejtësisë”, shkruan Kurti.