Skip to content
Aktualitet

PD tjetër demaskim për Ramën: Ja gënjeshtra e radhës për vaksinat!

· 2 min lexim

Një  tjetër reagim ka ardhur nga opozita për situatën kritike nga Covid  të krijuar nga keq meanxhimi i kryeministrit Edi Rama.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Drejtuesi politik i Elbasanit, Gazmend Bardhi ka postuar një video bashkëngjitur me akuzat, se vaksinat janë gënjeshtra e rradhës e Ramës.

Bardhi shprehet se ai bën propagandë me jetën e shqiptarëve dhe kjo është një arsye më shumë pse duhet të largohet.

Kujtojmë se plani i vaksinimti deri më tani nuk ka ecur sipas parashikimeve. Edhe pse Qeveria tha se vaksinimi i shtresave të rrezikuara do të përfundojë brenda 14 muajve,  shifrat deri më tani flasin ndryshe.

Deri më tani janë vaksinuar një përqindje shumë e vogël e mjekëve dhe mes të moshuarve u bë ndarja në personalitete ose jo. Ndërkohë mësuesit dhe policët nuk kanë nisur ende vaksinimin në asnjë prej tyre.

Sa i përket sasisë së vaksinave deri më tani numërohen rreth 9140 doza që mjaftojnë për të vaksinuar vetëm 4570 persona me dy dozat e nevojshme.

STATUSI I PLOTE

Kjo është gënjeshtra e radhës e Edi Ramës
Ndryshe nga sa kishte premtuar, në Shqipëri kanë ardhur vetëm 9.165 doza 👇
Teksa Rama bën propagandë me një grusht vaksinash, pandemia ka dalë jashtë kontrollit. Shifrat e të infektuarve dhe e jetëve të humbura janë rritur në mënyrë dramatike.
Papërgjegjshmëria e Edi Ramës e la Shqipërinë të fundit në Europë për numrin e testimeve, të fundit në Europë për mbështetjen ekonomike.
Edi Rama nuk mund të bëj propagandë me jetën e shqiptarëve. Edi Rama duhet të largohet!