Rastet e reja me koronaviurs kanë pësuar rritje këtë të dielë, duke shtuar frikën para një lehtësimi të planifikuar të kufizimeve. Instituti Robert Koch për sëmundjet infektive raportoi 7.676 raste të reja, 1.562 më shumë nga një javë më parë. Shkalla e vdekshmërisë shtatë-ditore u rrit në 60.2 në të gjithë vendin, nga 57.7 një ditë më parë.
Autoritetet gjermane kanë theksuar vazhdimisht një normë maksimale të incidencës prej 50 si një objektiv për hapjen. Sidoqoftë, shkollat në 10 nga 16 shtetet federale të Gjermanisë janë planifikuar të rihapen të hënën, shkruan Deutche Welle. Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn tha se Gjermania ishte në një “fazë vërtet të vështirë” të pandemisë. Ai tha se e dinte që të gjithë ishin të lodhur pas 12 muajsh. “Një fëmijë i cili është 10 vjeç tani ka kaluar një të dhjetën e jetës së tij në pandemi”, ka thënë ministri.
Spahn tha se ishte shumë e rëndësishme shoqërisht që qendrat e kujdesit ditor dhe shkollat fillore të ishin në gjendje të hapeshin përsëri.
Politikanët gjithnjë e më shumë janë shtyrë t’i japin përparësi mësuesve për vaksinat për të kufizuar pasojat e rihapjes së shkollave. Shoqata kombëtare e mësuesve ka bërë thirrje për masa të mëtejshme mbrojtëse dhe caktimin e vaksinave me përparësi për mësuesit. Mësuesit të cilët tani po kthehen në mësime ballë për ballë në klasat e shkollës fillore dhe të mesme “duhet të jenë në gjendje të marrin vaksinimin preferencial,” i tha presidenti i shoqatës Heinz-Peter Meidinger të shtunën gazetën Augsburger Allgemeine.
“Ne përgjithësisht jemi në favor të maskave të detyrueshme, të cilat së paku duhet të jenë të cilësisë së maskave operative kirurgjikale,” tha ai. “Maska apo shalle tekstili në modë nuk janë më të përshtatshme për situatën aktuale,” shtoi ai.