Deklarata e kryeministrit Edi Rama për vaksinimin e të moshuarve personalitete, ka sjell një reagim të fortë nga akademiku Artan Fuga. Për Fugën, vendimi i kryeministrit Rama është “krim” ndaj qytetarëve.
Sipas tij, kush përcakton se kush do të vdesë ose kush do të jetojë është një i marrë që merr rolin e Zotit.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, akademiku Fuga shpreh revoltën pas deklaratës së Ramës, duke thënë se “jeta e njeriut vlen njësoj, si e atij që ka punuar 40 vjet në minierë, si e nobelistit, si e një njeriu që e ka kaluar jetën në burg, si e një njeriu që jeta e la pa shkollë, por është një gjyshe e dashur”.
Kujtojmë se dje kryeministri Edi Rama lajmëroi se do të bëhët një diferencim mes të mosharve, në ata personalitete dhe të thjeshë.
Kjo deklarate e kryeministrit bëri zhurmë të madhe mediatike, pasi nënkuptohej privilegjimi i një shtrese të caktuar dhe lënia në mëshirë të fatit të shtresës së thjeshtë.
Reagimi i plotë:
“Vaksinimi me prioritet i te ashtuquajturve personalitete do te ishte nje krim, një genocid, një marrje pergjegjesie për vdekjen e kujtdo tjetër, do te ishte nje eugjenizem i tipit hitlerian, jeta e njeriut vlen njësoj, si e atij që ka punuar 40 vjet në minierë, si e nobelistit, si e një njeriu që e ka kaluar jetën në burg, si e një njeriu që jeta e la pa shkollë, por është një gjyshe e dashur. Kush përcakton se kush do të vdesi ose kush do të jetojë me kritere meritash shoqërore është një i marrë që merr rolin e Zotit, është një i rrezikshëm që duhet lidhur. E kap edhe kodi penal veç të tjerash. Thirrini mendjes o personalitete!”