Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka marrë sot vendimin për masën e vendosur nga KQZ ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Mësohet se KAS ka shfuqizuar gjobën në vlerën e 75 mijë lekëve ndaj kryebashkiakut Veliaj. Ky vendim vjen pas ankimimit që vetë kyrebashkiaku lajmëroi.
Kujtojmë se para disa ditësh, kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj u gjobit për mosdeklarim dhe promovim të aktiviteteve, pas denoncimit të LSI për vizitat e kryebashkiakut në shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 201
Disa javë më parë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar kallëzime të bëra në adresë të institucionit ku të paditur ishin zyrtarët e qeverisë.
Akuzuesi kryesor ishte Lëvizja Socialiste për Integrim e cila kishte bërë 16 ankesa ndaj mazhorancës ku sipas saj, ka shfrytëzuar të mirat shtetërore në shërbim të fushatës zgjedhor
Këto kallëzime vijnë pas vendimit të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për kufizimin e aktiviteteve qeveritare katër muaj nga data e zgjedhjeve.
Pavarësisht ndalimit nga KQZ, Erion Veliaj ka vijuar aktivitetet në shkelje të plotë të rregullave elektorale. Me këtë rast kuptohet qartë se Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vepruar me dy standarte, pasi ka lejuar shfqytëzimin e të prekurve nga tërmeti për qëllime elektorale nga ana e Partisë Socialiste.
Ky institucion e ka marrë në konsideratë ankimin e padrejtë të Veliajt, duke deklaruar se çdo veprim i kryebashkiakut është në përputhje të plotë me ligjin.