Një lajm i trishtë ka ardhur nga Klubi i Apolonisë i cili është zgjuar mëngjesin e sotëm me nja lajm të keq. Një nga tifozët më të zjarrtë e të dedikuar të klubit prej dekadash, Pirlo Toska, është ndarë nga jeta pasi humbi betejën me koronavirusin.
Lajmin e bën të ditur klubi i Apolonisë, që rendit gjithë kontributet e Toskës për klubin nga Fieri dhe i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit.
Një lajm i trishtë për të gjithë ne. Mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta një nga tifozët më të veçantë dhe me besnik të Apolonisë Z.Piro Toska. Pas një lufte të gjatë me virusin vdekjeprurës (Covid-19) zemra e tij ka pushuar së rrahuri. Në vitet 1960, Piro Toska spikati si një prej futbollistëve të rinj të Apolonisë dhe për një periudhë të shkurtër (1978-1980) do të ishte pjesë e skuadrës së parë, si përgjegjës i këtij ekipi.
Nga viti 2005 ai do të drejtonte shoqatën sportive Miqtë e Apolonisë, aktiviteti i të cilës ishte organizimi i tifozerisë sportive dhe ndjekja e ecurisë së skuadrës së Apolonisë Klubi i Futbollit Apolonia i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë.
Në vitet 1960, Piro Toska spikati si një prej futbollistëve të rinj të Apolonisë dhe për një periudhë të shkurtër (1978-1980) do të ishte pjesë e skuadrës së parë, si përgjegjës i këtij ekipi. Nga viti 2005 ai do të drejtonte shoqatën sportive “Miqtë e Apolonisë”, aktiviteti i të cilës ishte organizimi i tifozerisë sportive dhe ndjekja e ecurisë së skuadrës së Apolonisë
Klubi i Futbollit Apolonia i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë. U prehsh në paqe profesor Piro!