Skip to content
Të Gjitha

Organizonte lojëra fati, arrestohet në flagrancë berberi në Berat

· 2 min lexim

Policia e Beratit ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi që organizonte lojëra fati në mënyrë të jashtëligjshme. Mësohet se në pranga ka rënë një 41-vjeçar me inicialet D.E. i cili punonte si berber. Ai është arrestuar në flagrancë në vendin e tij të  punës nga ku edhe organizonte lojërat e fatit nëpërmjet celularit të tij. Policia e ka sekuestruar celularin në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore, ndërsa akuza që rëndon mbi 41-vjeçarin është për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. Kujtojmë që në vendin tonë organizimi i lojërave të fatit është i ndaluar që prej vitit 2018, me hyrjen në fuqi të ligjit të ri.

Njoftimi i Policisë.

Berat

Organizonte lojëra fati, nëpërmjet celularit, në ambientet e punës, arrestohet në flagrancë pronari i berberhanes.

Sekuestrohet një aparat celular.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. E., 41 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat, pasi është kapur në ambientet e berberhanes së tij duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.