Gjendja e akseve në vend/ ARRSH jep informacion zyrtar, ja ku qarkullohet me zinxhirë
Shumë akse të vendit paraqesin vështirësi në qarkullim për shkak të reshjeve të borës dhe të shiut që kanë përfshirë vendin ditët e fundit. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije edhe rrugët në të cilat qarkullimi është i mundur vetëm me zinxhirë, ndërsa bën deklaron se situata në doganën e Qafë-Thanës vazhdon të mbetet e vështirë.
Njoftimi i ARRSH:
INFORMACION MBI GJENDJEN E AKSEVE KOMBËTARE
🌤Në rajonin Verior dhe Qendror reshjet kanë pushuar por në rajonin Jugor kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit 🌨
👉RAJONI VERIOR
Qarkullohet me zinxhirë:
Kukës-Bushtricë, Bicaj-Bushtricë, Domaj-Daj Reç, Trebisht –Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë.
👉RAJONI QENDROR
Qarkullohet me zinxhirë:
Lunik–Fushë Studë, Rrugët e Dajtit, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar,Gramsh-Kodovjat, Mollë-Grabovë,Kryqëzim Zëmblak-Goricë.
👉RAJONI JUGOR
Vazhdon të jetë problematike segmenti Qafë Thanë-Dogana Qafë Thanë për shkak të mjeteve që kanë bllokuar rrugën. Në usekët e rrugës kalimi është me një korsi. Vijon puna edhe brenda territorit të doganës edhe në tokën neutral për pastrimin dhe kthimin në normalitet.
❄️Kushtëzuar nga reshjet dhe temperaturat e ulëta qarkullohet, me goma dimërore ose zinxhirë në orët e paradites.
Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
⚠️Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën 🚧⛔rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.