Incidentet e para në Kosovë/ Votuesi kërcënon komisioneren: “ T’i thyej dhëmbët”
Procesi zgjedhor në Kosovë po shkon drejt përfundimit, teksa incidentet nuk kanë munguar, edhe pse kanë qenë të pakta. Një rast kanosjeje ka ndodhur ndaj një komisionereje në qendrën e votimit në shkollën e mesme “Ulpiana” në Lipja. Ndërkohë, vetë policia e ka pranuar ngjarjen. Bëhet fjalë për një person 40-vjeçar, i cili është arrestuar dhe do të mbahet i ndaluar për 48 orë.
“Ndaj të dyshuarit F. Sh mashkull, 40 vjeç, pas, trajtimit të rrethanave të rastit policia ka vendosur masën e arrestit dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit i njëjti të dërgohet në mbajtje prej 48 orësh”, zhuhet në njoftimin e policisë që është konfirmuar për Gazetën Express.
Ndërkohë, në median kallxo.com është publikuar një video ku dëgjohet qytetari që kërcënon komisionern.
“Oj ti çikë, dhëmbët t’i thej, lëshoje fletën”, i drejtohet qytetari, kryesueses së vendvotimit, ndërsa nga dora i kap një letër që po mbante ajo.
“Hej, rri urtë asnjë zë mos të ta ndjejë a u morëm vesh, idiot. Po të kallëzoj pasha fëmijët që i kam nuk ke për të jetuar, dëgjomë mirë çfarë po të them. Kush je more ti. O ti nuk guxon me e prek, mos e prek (derisa merr fletoren ku shënohen parregullsitë dhe e hedh në tokë”)., dëgjohet duke I thënë zyrtarja. Ndërkohë, gjatë ditës së sotme kanë qenë të pakta incidentet, ndërsa zgjedhjet po mbahen në masa sigurie nga pandemia.