Moti i keq dhe reshjet e borës kanë shkaktuar probleme dhe në aeroportin e Rinasit.
Me anë të një postimi në Facebook, aeroporti njoftoi se pista ka qëndruar e mbyllur deri në orën 07:00 të mëngjesit. Gjithashtu dhe vonesa në fluturime duke krijuar kështu problem dhe me udhëtarët.
“Si pasojë, parashikohen vonesa të pacaktuara të fluturimeve të ditës së sotme, datë 14 Shkurt, për shkak të kushteve atmosferike.”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se sot vendi u zgjua i gjithi i mbuluar në borë. Krahas pamjeve të bukura, problematika të shumta janë krijuar thujase në të gjitha akset kryesore të vendit.
Më problematiku deri më tani vijon të jetë ai i Lezhës, në të cilën qindra makina mbeten të bllokuara që prej mbrëmjes së djeshme.
Problem shfaqen dhe në zonat e përmbytura, siç është Shkodra e cila prej orësh tashmë ka mungesë të energjisë elektrike.
Në Korçë ka mungesë të theksuar në gjithë qytetin të energjisë elektrike, ndërsa në Elbasan kanë mbetur të bllokuara në borë 11 fshatra.
Njoftimi i plotë:
📌Përditësim 2
Njoftojmë pasagjerët se njoftimi për hapjen e pistës është shtyrë për sot në orën 07.00.
📌Si pasojë, parashikohen vonesa të pacaktuara të fluturimeve të ditës së sotme, datë 14 Shkurt, për shkak të kushteve atmosferike.
📌 Do njoftojmë sërish për çdo ndryshim apo informacion tjetër.
Faleminderit për bashkëpunimin.
Tirana International Airport