Reshjet e dëborës kanë krijuar situatë mjaft krtike në vend, duke nxjerrë kështu dhe keqmenaxhimin e strukturave vendore e qëndrore. Që prej mbrëmjes së djeshme janë ulur temperaturat në disa minus grad dhe bora ka bllokuar akset kryesore në gjithë territorin.
Probleme kanë hasur drejtuesit e mjeteve edhe në akset nacionale. Për rreth 2 orë është bllokuar aksin nacional Elbasan Librazhd për shkak të rrëshqitjes së disa mjeteve pa zinxhirë, të cilat më pas e kanë bërë të pamundur ndërhyrjen e borëpastrueseve.
Gjithashtu aks problematik është dhe ai i Lezhës, ku rradhë e gjatë makinash janë bllokuar që prej ditës së djeshme, duke i lënë udhëtarët të përballen të papërgatitur me kushtet e tmerrshme atmosferike.
I bllokuar në këtë aks ishte mbrëmë dhe analisti i njohur Andi Bushati, i cili në një prononcim për mediat tha se qytetarët janë në mungesë të plotë të informacionit dhe të papërgatitur për të kaluar natën në makina.
Edhe pse kjo gjendje ishte lajmëruar prej ditësh se do të ndodhte, përsëri qeveria nuk mori masat e nevojshme. Thuajse të gjitha akset kryesore të vendit janë të bllokuara, ku një mbingarkesë është bërë veçanërisht në atë të Lezhës.
Kompanitë kontraktore të cilat janë dhe përgjegjëset për mirëmbajtjen e rrugëve në këto kushte, mesa duket nuk kanë kryer asnjë veprim parandalues për kaosin që po përballen qytetarët. Asnjë borëpastruese nuk shihet në rrugë duke veshtirësuar qarkullimin ndjeshëm.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim as nga strukturat qendrore e vendore, duke mos dhënë asnjë zgjidhje për dhjetra të moshuar, fëmijë e familjarë të ngecur mes kushteve të kqija atmosferike.