Cristiano Ronaldo tani ka arritur 500 milion ndjekës në tre platformat kryesore të mediave sociale – Instagram, Facebook dhe Twitter – duke e bërë atë personin e parë në botë që arrin këtë shifër.
Ai tani ka më shumë fansa në planet dhe mban vendin numër një për shumicën e ndjekësve në Instagram pasi tejkaloi këngëtaren Ariana Grande në javët e fundit.
Sipas faqes së internetit Aphrodite, ai fiton më shumë se shtatë milion euro në javë, 370 milion në vit, përmes Instagram për shkak të ndjekjes së tij masive të 262 milion fansave në këtë rrjet social. Ai fiton 159 milion më shumë se Neymar dhe 220 milion më shumë se Leo Messi. Instagram mendohet të ketë rreth një miliard përdorues, pra rreth 15 për qind e tyre po ndjekin fituesin e pesëfishtë të Topit të Artë. Krahasuar me rivalin Lionel Messi, Ronaldo ka 78 milionë ndjekës më shumë në Instagram ndërsa Messi nuk ka një llogari personale në Twitter.
Një tjetër fitore për Portugezin i cili vazhdon të jetë një makinë për të bërë para. Ai është personi i parë që arriti këtë shifër në mediat sociale. Cristiano Ronaldo ka më shumë ndjekës në Instagram sesa të gjitha klubet në La Liga, Premier League, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1. Këtu janë shifrat e ndjekësve në mediat sociale të Cristiano Ronaldos
Në Instagram: 261.7milion
Në Twitter: 91 milion