Skip to content
Aktualitet

“Rama të japë dorëheqjen”, Basha me mesazh të fortë për kryeministrin

· 2 min lexim

Kryetari i Partisë Dmokratike ka kërkuar dorëheqjen e kryeministritn Edi Rama. Sot kryeopozitari I është drejtuar me një mesazh të fortë RAmës, duke i kërkuar të mbajë përgjegjësi për veprimet e kryera në këto tetë vite.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Basha tha se nuk do të bëhet pjesë e lojës së Ramës, pasi veprimet etij tregojnë se po i vjen fundi.

“Unë nuk kam ndërmend të bëhem pjesë e kësaj loje. Kjo është sjellja tipike e humbësit që akuzon këdo dhe nuk pranon asnjë përgjegjësi për vete. Shqiptarët janë ngopur me të dhe llojin e tij.”, deklaron Basha.

Mesazhi i Bashës:

Është qesharake se si njeriu që e ka lënë Shqipërinë prej 8 vjetësh vend numëro e nuk ka bërë as edhe një hap para, i lejon vetes të merret me mua, në vend që të marrë përsipër përgjegjësitë për dështimet e tij e të japë dorëheqjen.

Unë nuk kam ndërmend të bëhem pjesë e kësaj loje. Kjo është sjellja tipike e humbësit që akuzon këdo dhe nuk pranon asnjë përgjegjësi për vete. Shqiptarët janë ngopur me të dhe llojin e tij.

Para 8 vjetësh shqiptarët në vend të një kryeministri, morën një aktor estrade që e la Shqipërinë vendnumëro. Estrada e Ramës po ju kushton shqiptarëve shumë shtrenjtë. Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një kryeministër të vërtetë. Me 25 prill Rama humb dhe Shqipëria fiton.