Një ngjarje e rëndë ka nodhur pak më parë në qytetin e Vlorës ku një person është goditur me sende të forta në kokë. Bëhet me dije se personi që është goditur është Rexhep Dano, 59 vjeç dhe është ndërtues në qytetin e Vlorës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar rreth orës 18:26 të mbrëmjes. Nga ana tjetër ende nuk dihet se kush është personi që e ka goditur Danon me sende të forta. Policia ka bërë me dije se 59 vjeçari është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve që çuan në plagosjen e ndërtuesit 59-vjeçar.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 18:26, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është dëmtuar me sende të forta në kokë shtetasi R. D., 59 vjeç, banues në Vlorë, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.