Ndryshe nga Shqipëria masat anticovid në Kosovë po lehtësohen. Ne mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës u vendos heqja e orës policore në zonat e kuqe.
Operatorët ekonomikë do të punojnë deri në orën 22:00, ndërsa studentët do ti kthehen auditoreve në Fakultet, duke e hequr kështu opsionin e mësimdhënies online.
“Kryesorja është që hiqet ora policore në zonat e kuqe. Operatorët ekonomik punojnë deri në orën 22:00. Studentët i kthehen ligjeratave në fakultet, hiqet opsioni online”, ka thënë zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku.
Theksojmë se sipas masave të marra sëfundmi nga qeveria kosovare, më komunat që janë në zonën e gjelbër dhe të verdhë, gastronomia dhe qendrat tregtare do të lejohet të punojnë, pasi ora polciore është hequr.
Kurse, komunat që janë në zonë të kuqe, operatorët ekonomik, gastronomia dhe qendrat tregtare lejohen të punojnë deri në ora 21:00, kurse pas orës 21:30 ndalohet lëvizja e qytetarëve.
Por e kundërta ka ndodhur në vendin tonë. Në të njëjtën kohë që Kosova lehtëson masat, në Shqipëri është reduktuar fasha orare dhe shkollat e mesme dhe të larta do të vijojnë mësimin online.
Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë deri tani në Kosovë janë regjistruar
persona me Covid, ndërsa 1 532 të tjerë kanë humbur jetën.