Pas vënies në pranga të gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.
Në një dalje për mediat, Kim iu dha një përgjigje të gjithë skeptikëve të Reformës në Drejtësi, duke thënë se SPAK po bënë një punë të mirë dhe se veprimet po ndodhin hap pas hapi.
“Reforma në drejtësi është me rëndësi. Për të gjithë skeptikët që kanë thënë se “ska për të ndodhur gjë; “që reforma dhe SPAK ska për të funksionuar”, kam një lajm për ju; e keni gabim! Dua ju inkurajoj që të shihnit të gjitha hapat që ka ndërmarr SPAK, siç është dhe rasti i çështjes sot në Krujë.”, ka thënë ambasadorja.
Pjesë nga fjala e ambasadores:
“Për këtë arsye reforma në drejtësi është e rëndësishmen, nuk është çështje morali, por çështje biznesi.
Për ata skeptike që kanë thënë se asgjë nuk ka për të ndodhur, se reforma në drejtësi nuk ka për të ndodhur, se SPAK nuk ka për të funksionuar, kam një lajm për ju: E keni gabim! Do të doja që të shikoni hapat që ka marrë SPAK, të gjitha cështjet, duke përfshirë edhe rastin e sotëm në Krujë.
Reforma në drejtësia nuk është një mrekulli, por ndodh hap pas hapi dhe për këtë arsye duhet të zhvillohet. Ne duhet të jemi ata që dihet ta ngremë dhe të ecim përpara.
E rëndësishme është që ta shtyni veten dhe të shkoni kundër skepticizmit.
Fokusoheni në fakte, shkoni atë që po bën SPAK dhe policia dhe mos lejoni që të shpërqendroheni nga propaganda”, tha Kim.