Pas një dite të tensionuar të paraqitjes së argumenteve, gjyqi për fajësimin e ish-Presidentit Donald Trump vazhdon këtë të mërkurë. Gjyqi – i cili përqendrohet në rolin e Trump në nxitjen e sulmit në Capitol Hill më 6 janar- që rezultoi në pesë vdekje dhe dhjetra arrestime – filloi me një video grafike nga prokuroria që tregonte sulmin ndaj Kapitolit, krahas një fjalimi emocional nga menaxheri i fajësimit të Senatit, Jamie Raskin, djali i të cilit, Tommy, vdiq disa ditë para trazirave.
Prokuroria do të paraqesë sot provat se Trump ishte përgjegjës për “nxitjen e kryengritjes”, duke përdorur një gjuhë që inkurajonte sulmin. Menjëherë para trazirës, Trump u foli ndjekësve në një mbledhje në Uashington, DC, për të dhënë deklarata të rreme në lidhje me vjedhjen e zgjedhjeve në vitin 2020 në një përpjekje për të ndaluar Kongresin nga konfirmimi i fitores së Presidentit Joe Biden.
Ditën e djehsme u vednos që gjyqi ndaj Trump të vazhdonte pasi Kongresi vendosi se është kushtetuese që një president të gjykohet pasi ka lënë detyrën. Ndërkohë senatori republican Eric Swalwell u shpreh fjalët e Trump patën pasoja të rënda dhe për këtë ka prova.
“Ka shumë prova që tregojnë se fjalët kanë pasoja – dhe nëse ai (Trump) dëshironte ta ndalonte atë, ai mund ta ndalonte. Presidenti Trump nuk ishte kurrë i përmbajtur për përdorimin e platformave të tij për të provuar dhe ndaluar diçka. Ai mund t’u kishte thënë shumë lehtësisht mbështetësve të tij, ndaloni së kërcënuari zyrtarë, ndaloni me kërcënimet. Por çdo herë ai nuk e bëri. “, tha Swalwell.