Situata e pandemisë në vednin tonë vazhdon të rëndohet ditë pas dite edhe më shumë. Në të katërta spitalet COVD vazhdon të ketë një numër të lartë pacientësh që po marrin trajtimin. Gazetari i News 24, Erjon Skëndaj ka thënë se numri i shtrimeve në spitale është i lartë se në spitalet COVID 1 dhe COVID 2 ka rreth 70 urgjenca ditore.
Ndër të tjera, Skëndaj ka thënë se mund të rritet kapaciteti i shtretërve në 4 spitalet dhe mund të shkojë nga 550 deri në 600. Por çfarë është më shqetësuese është fakti se në spitalin “Shefqet Ndroqi, skaneri vazhdon të jetë i prishur prej mëse 10 ditësh. Në mungesë të tij, rastet dërgohen të gjitha tek Urgjenca Infektive COVID 1. Bëhet e ditur se janë aktualisht 20 pacientë të shtruar që po marrin trajtim në spitalet rajonale të vendit
Më e keqja është se edhe në një situatë të tillë kaq të rënduar nga pandemia, askush nuk është kujtuar që ta rregullojë ose ta zëvendësojë skanerin e “Shefqet Ndroqit”. Diçka e tillë ndodh në një moment kur numri i rasteve me COVID-19 në vendin tonë i tejkalon prej ditësh shifrat 1 mijë. Nga ana tjetër, një skaner në spitalet private në vend kushton të paktën 24 000 lekë të reja. Në këto kushte, krijohet mbingarkesë në spitalin infektiv, edhe pse janë të shumtë pacientët e shtruar aty.