Në një kohë kur pandemia po arrin kulmin dhe vendi rrezikon një mbyllje të dytë, kryeministri i vendit Edi Rama dhe deputetët e tij, të cilit duhet të ishin të parët në këtë betejë, lëvizin sa nga një qytet në tjetrin, bashkë me një grup njerëzish me vete, për të reklamuar e ngritur në qiell ndërtimet që po bëhen në vend.
E ndërsa po numërohen përditë me dhjetra persona që ndërrojnë jetë, e mijëra të tjerë që përballen me kushtet çjerëzore në spitale e faturat e larta të kurave, partitë politike në vend janë të ngarkuara, sepse zgjedhjet janë vetëm pak javë larg.
Në një konferencë të jashtëzakonshme të disa ditëve më parë, kryeministri lajmëroi për gjendjen kritike të krijuar nga prania e mutacioneve të reja dhe shifrave në rritje të të infektuarve, duke e adresuar problemin tek baret e restorantet, pa përmendur asnjë ndihmë por vetëm gjoba, mbyllje biznesesh dhe kufizime oraresh.
Ajo që vlen të përmendet në një kohë të tillë pandemie janë familjet në nevojë, apo ndihmat që duhet tu jepet këtyre familjeve për të përballuar situatën apo faturat e kurave që arrijnë deri në disa qindra mijë lekë.
Gjithashtu vlejnë të përmenden të prekurit a nga tërmeti shkatërrues i dy viteve më parë, a janë të gjithë ata të sigurtë dhe gati me mjetet e nevojshme për këtë valë të tretë.
Propaganda e nisur në fillim të pandemisë u harrua rrugës. Qeset me ushqime qe iu shpërndaheshin të moshuarve nëpër dyert e shtëpisë ishin të mjaftueshme për pak zhurmë.
Tani që familjet shqiptare po përballen përditë me krizën jo vetëm në ekonomi por edhe në shëndet, qeveria nuk ka asnjë plan konkret për sunvensionim të këtyre faturave.
Ndërsa 25 prilli është afër, politikanët po joshin dhe të rinjtë, duke i mbledhur në grupe, ndërkohë që kanë muaj që nuk i shohin më auditoret, vendin në të cilat i paguajnë me tarifë të plotë.
Tashmë që dasmat dhe festat mungojnë, lokale e restorante të boshatisura prej kohësh, janë mbushur nga partitë me fushtat e tyre elektorale.
Vlen të përmendim këtu “turizmin elektoral” të Ramës nga Gjirokastra në Vlorë e Fier, e deri tek opozita që po takohet me të rinjë e të moshuar brenda e jashtë Tiranës.
Edhe pse vendi vuan prej muajsh pasojat e izolimit, e sëfundmi dhe reduktimin e fashës oare, mbledhjet partiake po gëlojnë e lulëzojnë si kurrë më parë, sepse 25 shkurti është afër.