Skip to content
Bota

Franca nën pushtetin e ujit, përmbytje të mëdha në disa qytete

· 2 min lexim

Franca Jug-perëndimore është goditur nga një përmbytje e madhe të hënën pas shirave të rrëmbyeshëm që zgjatën disa ditë në disa rajone.

Përmbytja më e rëndë ndodhi në Saintes, 115 km në veri të Bordos, ku ujërat ishin në nivelin e belit në disa rrugë dhe deri në gju në pjesën më të mëdhe të qytetit.

Qindra njerëz u evakuuan ndërsa uji që depërtonte në bodrumet ndërpreu furnizimin me energji elektrike. Autoritetet lokale vendosen trarë në blloqe betoni në mënyrë që banorët të mund të ecin nga shtëpitë e përmbytura në tokë të thatë.

Shefi i zjarrfikësve Pascal Leprince tha që shërbimet e tij evakuuan rreth 400 njerëz në Saintes dhe ai vlerësoi se deri në 800 njerëz i lanë shtëpitë e tyre vetë.

Në jug-lindje të Bordos, ku Garonne javën e kaluar përmbyti zona të mëdha midis Marmande dhe La Reole, ujërat e përmbytjes po tërhiqen, por ujërat e Charente nuk pritet të bien deri të Mërkurën. Qyteti i Konjak, një qendër për prodhimin e rakisë në Charente, ka pasur gjithashtu disa rrugë të përmbytura.

Në Paris, pjesë të molit në lumin Sena mbetën të paarritshme për ditë pasi lumidoli nga shtarti, por nivelet e ujit, në 4.35 metra të hënën në mëngjes, mbetën shumë poshtë lartësive të fundit prej 5, 88 metra të vëzhguara në janar 2018 dhe 6.10 metra në Qershor 2016

Përgjatë Marne, e cila derdhet në Senën në lindje të kryeqytetit, lumi dol inga shtarti në disa qytete, duke përfshirë Condé-Sainte-Libaire dhe Esbly, ku disa rrugë u përmbytën.

fr24news.com