Skip to content
Aktualitet

“Blindohet” 25 prilli, kamera me rezolucion të lartë në vendet e numërimit të votave

· 2 min lexim

Ndryshimet e Kushtetutës dhe ligjit zgjedhor në vitin 2021 sollën dhe ndryshimin e rregullave  të zgjedhjeve të përgjithshme.

Kjo u shoqërua dhe me ndryshim të masave të marra gjatë procesit të votimit, duke rritur vigjilencën dhe mundësimin e ambientit të duhur për të votuar,  me qëllim shmangjen e çdo manipulim apo vjedhje të votave.

Sipas projektvendimit që do të kalojë për shqyrtim në mbledhjen e sotme të Komisionit Rregullator, përcaktimi i vendit, ku do të ngrihen VNV-të do duhet të bëhet nga prefektët e çdo qarku jo më vonë se 60 ditë para ditës së zgjedhjeve.

Gjithashtu në projektvendim përcaktohet skema se si do të jetë e organizuar një VNV, ku një çështje e rëndësishme ka të bëjë edhe me plan vendosjen e kamerave me rezolucion të lartë, që do filmojnë çdo votë të 25 prillit.

Sipas asaj që thuhet në dokumentin e KQZ, monitorët do të vendosen përballë hapësirës ku qëndrojnë vëzhguesit e subjekteve zgjedhore, dhe transmetojnë në kohë reale regjistrimin filmik të numërimit të fletëve të votimit.

Kujtojëm se ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, votuesit  kësaj here do të kenë në fletën e votimit  edhe një vend ku  ku do të zgjedhin kandidatin e tzre të preferuar.

Zgjedhësit kanë mundësi të zgjedhin vetëm një kandidat nga partia që ata votojnë. Nëse nuk e zgjedhin, vota i shkon partisë për renditjen që ajo i ka bërë kandidatëve. Që fleta e votimit të jetë e vlefshme mjafton që të votohet një parti, koalicion ose kandidat i pavarur.