Skip to content
Të Gjitha

Kanabis brenda burgut të Peqinit/ Dyshohet se transportuesi është sanitari

· 1 min lexim

Burgjet supozohet të jenë vendet me sigurinë më të lartë, megjithatë ai i Peqinit duket se nuk është treguar mjaftueshëm i vëmendshëm.

Ditën e sotme është raportuar se në këtë njësi është sekuestruar një sasi e vogël kanabisi, brenda ambienteve të qelive.

Bëhet fjalë për rreth 140 gramë lëndë, e cila dyshohet se ka përfunduar brenda ambienteve të burgut nga një punonjës i shërbimit sanitar.

Policia tashmë e ka marrë në pyetje punonjësin, por nuk kemi ende një version zyrtar ose një deklaratë zyrtare në të cilën vërtetohen dyshimet primare të tyre.

Rasti është raportuar në Shërbimin e Kontrollit të Burgjeve SHKB, e cila ka nisur hetimet.