Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

VOA për pandeminë në Shqipëri: “Situatë më e rëndë se ajo që bëhet publike, frikë e pasiguri në spitale”

19:51 07/02/2021
Reading Time: 3 min lexim

Situata e pandemsië në Shqipëri është më e rëndë nga ajo që bëhet publike. Kështu e vlerëson Zëri i Amerikës gjendjen aktuale në vendin tonë. VOA shkruan se situata është përkeqësuar në javën e parë të shkurtit, ndërsa vaksinat ende nuk kanë ardhur në sasi të mëdha.

“Në Shqipëri javën e parë të shkurtit u përkeqësua situata e pandemisë Covid-19. Vdekjet dhe infektimet e reja u rritën ndjeshëm, ndërsa vaksinat anti-covid ende nuk po mbërrijnë masivisht.”, shkruan VOA.

Ndër të tjera në lajm thuhet se në afërsi të spitaleve COVID ndihet frikë dhe pasiguri.

“Një gjendje e nderë frike dhe pasigurie shihet në afërsi të spitaleve Covid në Tiranë, ku mbërrijnë gjithë të infektuarit nga qytetet e tjera dhe ku niveli i vdekjeve dhe shtrimeve ka njohur rritje nga fundi i janarit“.

VOA shkruan se familjarët rendin me pako ushqimesh për familjarët e shtruar në spitale, ndërsa shifrat janë rritur duke e tejkaluar 1000 raste në ditë.

“Auto-ambulancat e urgjencës hyjnë e dalin me të sëmurë, ndërsa familjarët rendin poshtë e lart me pako ushqimesh dhe pajisje të tjera, që u nevojiten familjarëve të tyre brenda pavioneve.

Të dhënat e 24 orëshit të fundit flasin për 14 vdekje të reja dhe 1 mijë e 124 infektime të reja në gjithë territorin e vendit, të shtruar në spitale 437 vetë. Java e fundit e janarit shënoi një rritje të konsiderueshme të vdekjeve dhe infektimeve, ndërsa java e parë e shkurtit solli 5-15 vdekje në ditë si dhe 800 – 1 mijë e 100 infektime të reja të përditshme, ose një rritje prej 25 për qind. Edhe të shtruarit në spitale kanë shënuar rritje të fortë, teksa janë shtuar dukshëm edhe infektimet në moshat e reja.

Ekspertët janë të shqetësuar se nga fillimi i muajit shifrat çdo ditë kanë shënuar rritje, rekord pas rekordi. Ata pohojnë se realiteti i pandemisë Covid në Shqipëri është më i përkeqësuar se sa shifrat 25 për qind, që deklarojnë autoritetet shëndetësore. Ndërsa zbulohen mbi 1 mijë infektime të reja në ditë, sipas tyre, gjendja është vërtet shqetësuese dhe nevojitet një shtim masiv i testimeve, për të zbuluar dhe ndihmuar shumë më tepër qytetarë të prekur se kaq”.

Ndër të tjera opozita ka publikuar edhe shqetësimin për rritjen e infektimeve në shkolla për shkak të mungesës së masave të sigurisë. Pasiguritë aktuale I shton edhe mungesa e vaksinës dhe mungesa e mjekëve.

“Opozita publikoi sot shqetësimin e mësuesve për rritjen e infektimeve në shkolla, dhe ku, sipas saj, nuk janë marrë masa të sigurisë shëndetësore në shkolla; mësuesve nuk u bëhet testet, në shkolla nuk ka maska, alkoole apo dezinfektante as termometra.

Një tjetër pasiguri e konsiderueshme, krahas zgjerimit të hartës dhe numrave të infektimit, është edhe mungesa e vaksinave. Deri tani në Shqipëri kanë hyrë vetëm 2 mijë e 140 vaksina, që u përdorën për mjekët dhe punonjës të shëndetësisë. Ato janë një pikë ujë në hapësirën e nevojave dhe kërkesave të shumta që ka popullata, ku minimalisht presin radhën 600 mijë pensionistë dhe mijëra mësues e policë, pa përmendur grupmoshat e tjera.

Shqipëria ka vetëm në sistemin shëndetësor afro 4 mijë e 700 mjekë dhe mbi 12 mijë infermierë. Për këta 17 mijë punonjës shëndetësie nevojitet pjesa dërrmuese e vaksinave, që pritet të vijnë gjatë shkurtit. Qeveria ka premtuar një vaksinim të popullatës brenda 14 muajve, bazuar në kontratat e furnizimit me vaksina, por ende ato nuk po mbërrijnë masivisht. Zyrtarët pohuan se vonesa dhe pakësimi i dozave u shkaktua nga vështirësitë e furnizimeve në Europë.

Ndërsa, situata e pandemisë sa po vjen e po përkeqësohet dy javët e fundit. Në spitalet Covid humbën jetën 69 persona javën e fundit të janarit, dhe 80 të tjerë javën e parë të shkurtit. Në 11 muaj humbën jetën mbi 1 mijë e 400 persona prej COVID dhe u infektuan mbi 84 mijë të tjerë.“, përfundon VOA në lajmin e saj.

 

Etiketa: frike ne spitalepandemia ne shqiperiSituate e rendeVOA

Të lidhura

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund
Aktualitet

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëria ka barazuar 0-0 ndaj Serbisë në “Air Albania”, në një ndeshje të tensionuar dhe me ritëm të lartë, në...

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Para

Ja cili është shqiptari që u arrestua me 167 kg marijuanë në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.