Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me kërkesën që presidenti i Amerikës, Joe Biden i ka bërë Serbisë për njohjen e Kosovës. Osmani ka thënë se e mirëpret qëndrimin e qartë të Biden dhe se e vetmja rrugë në dialog është njohja reciproke mes dy vendeve. Sipas Osmanit, një qasje e tillë që të ketë përfundim të sukseshëm ka munguar prej fillimit të dialogut Kosovë-Serbi.
E mirëpres qëndrimin e qartë të Joe Biden në lidhje me Kosovën dhe Serbinë. Padyshim se e vetmja rrugë përpara në dialog është marrëveshja e njohjes reciproke. Një qasje që ka munguar që nga fillimi i dialogut, një qasje që duhet që të ketë përfundim të suksesshëm”, ka thënë Vjosa Osmani.
Ditën e sotme, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka kërkuar në një letër urimi presidentit serb, Aleksandër Vuçiç të angazhohet për arritjen e një marrëveshjeje me Kosovën, ku do të përfshihet edhe njohja reciproke mes dy vendeve. Vuçiç ka reaguar menjëherë pas publikimit të letrës duke thënë se njohja reciproke mes Serbisë dhe Kosovës nuk është e shkruar në asnjë akt ndërkombëtar. Më herët reagoi edhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti duke thënë se “miqtë e fortë e sjellin verën te dera”, duke iu referuar mbështetjes që Joe Biden ka dhënë vazhdimisht për Kosovën