Skip to content
Të Gjitha

Vjedhin me dhunë qytetarin nga Durrësi/ Policia iu vë prangat tre personave

· 2 min lexim

Shpeshtia e vjedhjeve që janë duke ndodhur në qytetet kryesore të vendit ka sjellë që instancat kryesore të jenë më të vëmendshëm. Ky ka qenë edhe rasti i sotëm, ku qytetarit E.K, nga Durrësi i kanë marrë paratë me dhunë.

Kështu e gjendur para këtij denoncimi, Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona si të dyshuar për ngjarjen, me inicialet: A.U, A.P, A.G.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe pas hetimeve të kryera, policia ka nxjerrë këta tre të dyshuar të cilët janë tashmë në pranga dhe po bëhet verifikimi i duhur nëse janë ose jo fajtorë.

Njoftimi nga policia:

Policia reagon në kohë dhe  arreston në flagrancë  tre persona për veprat penale  “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”  dhe “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim”.

Nga Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, janë  arrestuar në flagrancë shtetasit  A.U., A.P. dhe A.G.

Këta shtetas  dyshohet se rreth orës 17.00 të datës 05.02.2019,  në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë shtrënguar dhe kanosur me dhunë shtetasin E.K., dhe më pas i  kanë marrë një shumë parash dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë  së Gjykatës  së Shkallës Parë Durrës, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”  dhe “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim”.