Një viktimë ka humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë . Rasti i vdekjes është një 66 vjeçar nga Prishtina.
Një rënie e lehtë është vënë re gjatë 24 orëve të fundit të rasteve të testuara positive me coronavirus. Janë kryer gjithësej 2.534 persona, prej të cilëve rezultojnë 321 raste positive.
Krahasuar me dje, të infektuar në gjithë Kosovën rezultuan 284 qytetarë, pra një rënie me 63 persona brenda 24 orëve .
Numri total i rasteve pozitive është 62.009 raste nga 247.484 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.520 raste të vdekjes.
Njoftimi i IKSHPK:
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.534 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 321 raste pozitive.
Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prishtinë 1 rast (66 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 62.009 raste nga 247.484 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.520 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 313 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53.768 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.721.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 122 raste, Prizren 37 raste, Podujevë 25 raste, Gjakovë 24 raste, Pejë 15 raste, Lipjan 14 raste, Gjilan 11 raste, Ferizaj 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Vushtrri 8 raste, Obiliq 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Rahovec 6 raste, Suharekë 5 raste, Drenas 4 raste, Istog 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Malishevë 3 raste, Deçan 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Shtime, Skenderaj dhe Viti.