Ambasadorja amerikane në vend, Yuri Kim në një postim në Twitter e ka vënë theksin tek Reforma në Drejtësi dhe goditja e krimit të organizuar.
Teksa ka shpërndarë artikullin ‘Skavica dhe gazi në Vlorë, planet për investimet e mëdha amerikane në Shqipëri’, ambasadorja amerikane shkruan se sundimi më i fortë i ligjit dhe gjykatat e pastra do tërheqin më shumë investime.
“Potenciali për investime të mëdha nga SHBA në Shqipëri është real. Shqipëria ka fuqi punëtore të zgjuar dhe gjeografi strategjike. Sundimi më i fortë i ligjit, transparenca dhe gjykatat e pastra do të tërheqin më shumë. Kjo është arsyeja pse Reforma në Drejtësi ka rëndësi. Demokracia, Mbrojtja dhe Biznesi janë të lidhura. ”, shkruan Yuri Kim, ndërsa ka publikuar një artikull të Monitor.
Kujtojmë se ambasadorja amerikane një ditë më parë në një reagim për vendimin më të fundit të SPAK lidhur me dosjen 339, tha se kjo është një goditje e madhe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Javët e fundit, nga ana e saj nuk kanë munguar edhe thirrjet për politikën, që në zgjedhjet e 14 shkurtit të mos ketë kandidatë të inkriminuar. Kjo solli dhe reagimin e ashpër të kryeministritn Edi Rama, duke i thënë se qeverisja e Shqipërisë nuk ishte punë për të.