Skip to content
Aktualitet

Zbulohen ‘prapaskenat’ e koncesionit/ Sipërmarrësit kërkesë Ramës: Pullat fiskale 10 herë më të shtrenja se BE

· 2 min lexim

11 kompani prodhuese të mallrave në Shqipëri  kërkojnë nga qeveria uljen e çmimit të pullave fiskale, pasi janë 10 herë më të shtrenjta se vendet e BE.

Kemi të bëjmë me një tjetër konçesion problematik të dhënë nga qeveria kompanive private për vendosjen e pullave fiskale në mallrat e akcizës si bira, vera, barnat etj.

Kompanitë prodhuese kërkojnë rishikimin e çmimit pasi kostot që i’u ngarkohen atyre janë jashtë çdo logjike financiare

Sipas sipërrmarësve, tarifat e larta kanë dështuar si zgjidhje, pasi nuk i ka mbrojtur ata nga konkurenca e pandershme. Ky shqetësim është ngritur edhe më herët nga bizneset shqiptare në vitin 2014, por qeveria ende nuk ka ndërrmarë asnjë masë.

“Kjo pullë nuk mund të shitet si zgjidhje për tregtinë e paligjshme, pasi nuk e ka fuqinë e as nuk i mbron prodhuesit dhe importuesit e ndershëm nga konkurrenca e pandershme e tregtisë së paligjshme, por gjithashtu nuk ia mundëson qeverisë një mbledhje më efektive të taksës së akcizës. “, shkruhet në letrën drejtuar qeverisë.

Kjo kërkesë e sipërmarrësve shqiptarë vjen tani, kur pritet dhe përfundimi i koncesionit në këtë vit. (2021).

Por ish-minisrja e Financave , Irena Beqiraj ka zbuluar dje “prapaskenat” e këtij konçesioni. Sipas saj: “ishte përcaktuar një klauzolë, që kontrata do të hynte në fuqi në momentin që koncesionarit do t’i jepej edhe prodhimi i pullës së ilaçeve.”

Kujtojmë  se ky koncesion idhënë në kohën e PD-së  cilësohej nga PS, opozitë në atë kohë, si përfitim personal i qeverisë Berisha. Por duket që s’ka qenë kështu, pasi jo vetëm që nuk u hoq, por ishtuan dhe barnat, duke e thelluar më shumë problemin.