Kisha Ortodokse Rumune është nën presion për të ndryshuar ritualin e saj të pagëzimit pasi një djalë i vogël vdiq pas një ceremonie në të cilën ai ishte zhytur tre herë në ujë.
Më shumë se 59,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion duke kërkuar që Kisha Ortodokse Rumune të ndryshojë ritualin e pagëzimit. Duke pasur parasysh situatat tragjike në të cilat foshnjat vdiqën pas zhytjes në ujë në fontin e pagëzimit, kisha duhet ta rregullojë urgjentisht këtë praktikë! “Lexohet në peticion.
Foshnja gjashtë javëshe pësoi arrest kardio-respirator të Dielën, pasi u zhyt në një font pagëzimi tre herë gjatë pagëzimit të tij në një kishë në Suceava, Rumania veri-lindore. Foshnja u ringjall nga ndihmësit në kishë dhe u transportua në Njësinë e Kujdesit Intensiv në Spitalin e Qarkut Suceava, por vdiq pas disa orësh.
Policia ka hapur një hetim për vrasje. Është pa dyshim, një rast tragjik, një rast që do të duhet të hetohet. Le të mos imagjinojmë që një fëmijë mund të futet në ujë pa mbuluar hundën, gojën dhe veshët,” tha Vasile Bănescu, zëdhënësi i Patriarkanës Rumune.
Vladimir Dumitru, i cili filloi peticionin në internet, i tha CNN se ai nuk dëshironte të shfuqizonte ritualin e pagëzimit Ortodoks “por të ndryshonte atë praktikë ndonjëherë brutale që përfshin rrezikun e mbytjes, veçanërisht në rastin e fëmijëve me probleme shëndetësore”. Peticioni nuk drejtohet kundër institucionit të Kishës ose kundër priftërinjve por ka një qëllim konstruktiv, “tha ai për CNN.
“Përmes këtij peticioni ne duam që praktika e pagëzimit të jetë simbolike duke spërkatur foshnjën në majë të kokës dhe jo zhytja e saj e plotë tre herë, dhe kjo praktikë jo-invazive të bëhet e detyrueshme në të gjitha Kishat Ortodokse në Rumani dhe në Diasporë , “tha ai në një email.