Maqedonia e Veriut ka regjistruar 314 raste positive në 24 orët e fundit nga 2161 teste të realizuara. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 8 pacientë kanë humbur jetën. Në total numri i të infektuarve që prej fillimit të pandemisë në Maqedoni ka shkuar në 94.196, prej të cilëve 83.634 persona janë shëruar, ndërsa gjithsej 2.908 kanë ndërruar jetë njerëz. Ndërkohë, janë ende më shumë se 7 mijë e 600 raste aktive.
Ditën e djeshme është lajmëruar se Maqedonia e Veriut mund të miratojë vaksinën kineze anti- COVID. Autoritetet kanë thënë se procesi i vaksinimit do të fillojë së shpejti me një vaksinë të prodhuar nga kompania kineze Sinovac. Në një deklaratë, ministri i shëndetësisë i vendit, Venko Filipce tha se qeveria ka arritur një marrëveshje për 200 mijë doza vaksinash të cilat pritet të mbërrijnë nga Kina. Ndërkohë, po zhvillohen negociata me kompani të tjera që kanë hedhur vaksinën e tyre në treg.
“Vaksinimi kundër Covid-19 do të fillojë me vaksinën kineze. Kjo dërgesë përbëhet nga 200 mijë doza vaksine, ”njoftoi ministri.
Ndërkohë, ministri gjithashtu tha se të parët që do të marrin vaksinën do të jenë punëtorët e vijës së frontit në përballje me virusin. Maqedonia e Veriut është ndër vendet e Ballkanit që ende nuk e ka nisur procesin e vaksinimit.