Skip to content
Aktualitet

KQZ regjistron 10 partitë e para, mes tyre dhe dy kandidatë të pavarur

· 2 min lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot të rregjistrojë dhjetë partitë e para për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Mes partive  që kërkuan regjistrimin janë: “Lëvizja për Ndryshim” e drejtuar nga Jozefina Topalli, “Lëvizja Demokratike Shqiptare” e drejtuar nga Myslim Murrizi, “Bindja Demokratike” e drejtuar nga Astrit Patozi, “Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet” e drejtuar nga Shpëtim Idrizi,

Nga mbledhja e zhvilluar ditën e sotme KQZ ka vendosur të autorizojë mbledhjen e firmave për dy kandidatët e pavarur të qarkut të Shkodrës dhe Beratit.

Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi kanë qenë ndër figurat më të njohura të demokratëve në kohën kur në krye të PD ishte ish-kryeministri Sali Berisha. Largimi i tyre erdhi si pasojë e një përcarje brenda selisë blu, ku zërat e vjetër u zëvendësuan me të rinj, duke nisur dhe nga kryetari i ri Lulzim Basha.

Kujtojmë se afati për regjistrimin e partive politike në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhje është deri më datë 14 shkurt. Deri në 24 shkurt duhet të regjistrohen koalicionet dhe deri në datën 6 mars partitë duhet të çojnë në KQZ listën me emrat e kandidatëve për deputetë.

Partitë e rregjistruara sot:

1-Lëvizja për Ndryshim                                      Jozefina Topalli

2-Lëvizja Demokratike Shqiptare                 Myslym Murrizi

3-Ora e Shqipërisë                                               Zef Shtjefni

4-Aleanca Demokratike Shqiptare                         Eduart Abazi

5-Bindja Demokratike                                        Astrit Patozi

6-Lëvizja e Legalitetit                                          Shpëtim Axhani

7-Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet        Shpëtim Idrizi

8-Balli Komëtar                                                    Adriatik Alimadhi

9-Partia Emigracioni Shqiptar                            Kostaq Papa

10-Partia e Reformave Demokratike                   Krenar Rryçi

Kandidatët e pavarur

1-Pal Shkambi                                                      I pavarur, Shkodër

2-Plarent Aleksi                                                   I pavarur, Berat