Një mjek i lartë në spitalin rus ku lideri i opozitës Alexey Navalny u trajtua menjëherë pasi u helmua verën e kaluar, ka vdekur. Lajmin e dha vetë spitali ditën e enjte. Sergey Maximishin, i cili ishte zv/mjeku kryesor i spitalit të urgjencës në Omsk, “papritmas” vdiq në moshën 55 vjeçare, sipas një deklarate të bërë nga spitali.
“Me keqardhje, ju informojmë se zëvendës mjeku kryesor për anesteziologji dhe reanimacion të spitalit urgjent №1, asistent i departamentit të Universitetit Shtetëror Mjekësor të Omsk, PhD i shkencave mjekësore Maksimishin Sergey Valentinovich papritmas ndërroi jetë”, tha spitali në një deklaratë, e cila nuk përmendte një shkak të vdekjes.
Navalny u pranua fillimisht në njësinë akute të helmimit të spitalit emergjent Nr.1 të Omsk më 20 gusht, pasi u helmua nga me agjentin nervor Novichok në një aeroplan që po drejtohej nga Siberia në Moskë. Aeroplani bëri një ulje emergjente në Omsk. Maximishin nuk dha asnjë njoftim për shtyp në kohën e shtrimit në spital të Navalny. Si nënkryetari i spitalit për anesteziologji dhe reanimacion, ai ishte një nga mjekët më të vjetër në spital.
Navalny u fut në një gjendje kome të induktuar dhe përfundimisht u evakuua në kryeqytetin gjerman të Berlinit, ku ai kaloi pesë muaj duke u rikuperuar nga helmimi. Pasi u kthye në Rusi, ai u dënua me burg këtë javë për shkelje të kushteve të provës të një dënimi të mëparshëm. Vendimi nxiti një reagim të shpejtë jashtë vendit, duke përfshirë edhe reagimin nga SH.B.A. për lirimin e opozitarit rus. Navalny fajëson për helmimin e tij shërbimet ruse të sigurisë dhe vetë Presidentin Vladimir Putin, akuza që Kremlini i ka mohuar vazhdimisht.
CNN