Greqia është përfshirë sërish nga protestat edhe pse vendi është nën masa të rrepta sigurie si pasojë e pandeimsë së COVID-19. Studentët po planifikojnë të demonstrojnë në Athinë dhe Selanik gjatë ditës së sotme për të denoncuar mbylljen e objekteve arsimore si dhe një projekt-ligj të propozuar për arsimin që do të lejonte praninë e policisë në kampuset universitare. Aktivistët synojnë të mblidhen në 1300 në Propylaea në Athinë dhe në 1200 pranë statujës Venizelos në Selanik. Protesta të mëtejshme mbi këtë çështje janë të mundshme në qytete të tjera në ditët në vijim. Vendet e protestave të mundshme përfshijnë kampe universitare, zyra të Ministrisë së Arsimit dhe sheshet qendrore të qytetit.
Autoritetet do të vendosin polici shtesë në çdo zonë proteste. Masat e rritura të sigurisë, përfshirë kufizimet e lëvizjes dhe pezullimet e transportit publik, ka të ngjarë të shkaktojnë ndërprerje të transportit të lokalizuara derisa të përfundojnë protestat. Dhuna është raportuar në protestat përkatëse në javët e fundit, me policinë që përdor masa të kontrollit të trazirave, të tilla si gaz lotësjellës, për të rivendosur rendin. Edhe pse kalimtarët nuk ka të ngjarë të jenë në shënjestër të ndonjë dhune, ata do të përballen me një kërcënim të rëndësishëm indirekt.
Qeveria greke kërkon të miratojë ligjin që lejon policinë në kamupset universitare. Studente dhe pedagogë e kanë kundërshtuar këtë nismë duke thënë se cenon autonominë e univeristeteve.