Një ngjarje e rëndë ka ndohur ditën e sotme në Berat.
Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Beratit pasi plagosi me thikë një person tjetër. Policia arrestoi të riun me iniciale R.B. i cili i shkaktoi plagë të rënda me thikë shtetasit F.K. 34 vjeç. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa policia e ka arrestuar në flagrancë të riun që banon që lagjen “11 Janari” në Kuçovë. Person ii plagosur tashmë nodhet në spitalin rajonal të Beratit ku dhe po merr mjekimin e nevojshëm. Policia i kaloi materialet Prokurorisë së Beratit për të kryer veprime të mëtejshme. Akuza që rëndon mbi 21-vjeçarin është për veprën penale ‘’Vrasja me dashje” e mbetur në tetativë.”
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. B., 21 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Kuçovë.
Arrestimi i tij u bë pasi, për motive të dobëta, e ka goditur me mjet prerës (thikë) në trup duke i shkaktuar plagë të rënda, shtetasin F. K., 34 vjeç, banues në Kuçovë, i cili po mer ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘’Vrasja me dashje” e mbetur në tetativë.