Në një kohë kur gjithë vendet e fuqishme të Europës po i rrefuzojnë dhe shohin me skepticizëm vaksinat nga kompani të ndryshme, kryeministri i vendit Edi Rama po e cilëson si arritje të qeverisë dhe ‘njohjeve të tij personale” furnizimin e vendit me disa vaksina, planin e zbatimit dhe burimin e të cilave nuk e bën as publike.
Pritet këto ditë të mbërrijnë në Shqipëri rreth 141.600 doza vaksinash nga kompania “AstraZeneca”, masë e cila pritet të mbulojë vetëm 3.3 % të popullsisë.
Qeveria ka deklaruar se ka parapaguar 3.9 milionë euro për të siguruar në total 1 milionë e 114 mijë doza përmes Covax, por nuk i ka varur të gjitha shpresat te ky mekanizëm.
Dhe pse shumë zhurmë është krijuar për vaksinimin nga kryeministri Edi Rama, deri më tani janë vaksinuar vetëm disa mjekë e infermierë. Përkthyer në shifra është një numër i pa papërfillshëm.
Pavarësisht shumave të mëdha në miliarda lekë që janë publikuar, ende nuk ka qartësi për planin që do të ndiqet. Majde qeveria ka mbajtur të fshehtë për arsye “sigurie” dhe burmin nga kanë ardhur dozat e vaksinave në Shqipëri.
Sa i përket “AstraZeneca”, Zvicra ka rrefuzuar të furnizohet nga kjo kompani. Sipas shtetit zvicerian, të dhënat e paraqituara nga Universiteti i Oksfordit për cilësinë dhe sigurinë e vaksinës nuk ishin të mjaftueshme për të krijuar bindjen.
“Për të marrë më shumë informacion rreth sigurisë, efikasitetit dhe cilësisë, duhen të dhëna shtesë nga studime të reja. Të dhënat që kemi aktualisht të disponueshme nuk na çojnë drejt një vendimi pozitiv sa u përket benefiteve dhe rreziqeve. Për të marrë një vlerësim përfundimtar, aplikanti ndër të tjera do të duhet të paraqesë të dhëna shtesë të efikasitetit nga teste të fazës III që po zhvillohet në Amerikën e Veriut dhe Jugut dhe këto do të duhet të analizohen”, shprehen autoritetet zbviceriane.
Lidhur me vaksinën e “AstraZencea”, nuk ka qenë kundër vetëm Zvicra, por dhe Farnca, Polonia dhe Suedia. Sipas këtyre shteteve vaksina nuk mund të jetë e përdorshme nga të gjitha grupmoshat, por deri në 65 vjeç.
Duke u nisur nga këto qëndrime të disa nga shteteve më të zhvilluara europiane, na lind dyshimi për vendin tonë, i cili jo vetëm në BE, por as i fuqishëm ekonomikisht.
Sipas tyre nuk ka as informacione të mjaftueshme të sigurisë dhe moshave specifike që kjo vaksinë mund të jetë efektive me përqindje të përcaktuara.