Skip to content
Të Gjitha

Shijak/ Vuante nga depresioni, 67-vjeçari i vë flakën vetes

· 1 min lexim

Një 67-vjeçar mësohet se i vuri flakën vetes mëngjesin e sotëm në Shijak.

Sipas burimeve të policisë, pasi është lyer me benzinë, ai vendosi të kryente vetëvrasje në këtë mënyrë.

Familjarët e 67-vjeçarit, banor i lagjes “Kodër” në Shijak, janë shprehur se ai vuan nga depresioni prej disa kohësh.

Ai është transportuar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.