Në qeverinë e Ramës janë të shumtë oligarkët që fitojnë tendera të paraacaktuar dhe njerëzit që vendosen në poste publike vetëm për të vjedhur nga paratë e shqiptareve. I tillë është dhe rasti i Zamir Dedes, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura i cili përmes një angjencie private që ka nën zotërim fiton tendera publik të majmë.
Më herët, Gazeta Reforma ka shkruar se Dedaj ka kaluar një sërë tenderash të insitucionit publik që drejtonte, te institucioni i tij privat, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri ose shkurt “INCA”. Kjo gjë ka ndodhr në periudhën kohore 2015-2017. Praktikisht Dedja i ka dhënë tendera vetes, duke grabitur në mënyrë flagrante paratë publike.
Ndër të tjera, instituti privat i Dedes, sot bën një postim në faqen e vetë në Instagram ku i kërkon kryeministrit Rama të rishikojë vendimin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës bredna kufijëve të zonës së Mbrojtur Vjosë-Nartë. Nëse një njeri i ndershëm do ta bënte një kërkesë të tillë, kjo do të ishte mëse normale, por në rastin e Dedes duket shumë hipokrite të kërkosh mbrojtjen e natyrës në një kohë që nuk ke humbur rastin të vjedhësh çdo kohë nga fondet publike. Ndoshta Zamir Dedja është duke përgatitur terrenin që të fitojë ndonjë tender tjetër, siç ka bërë edhe më parë, punë falë së cilës ka fituar edhe nofkën “dinozauri i tenderave”. Në tabelën e mëposhtme që Gazeta Reforma ka publikuar më herët, kuptohet nga shifrat pse ai e meriton një pseudonim të tillë.