Serbia duke se nuk e ka pritur mirë njohjen e Kosovës nga Izraeli dhe nuk kanë munguar as reagimet e zyrtarëve serb. Ministri i jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviç ka thënë se është e rëndësishme që Serbia të mos marrë pjesë në këtë process dhe se Vuçiç nuk ka nënshkruar një ftesë për Izraelin që të njoh Kosovën dhe anasjelltas.
“Vetë Izraeli zgjodhi që interesi i tyre për lidhje me Amerikën është më i rëndësishëm për ta. Ajo që është e rëndësishme është që ne të mos marrim pjesë në atë proces, sepse presidenti Vuçiq nuk pranoi të nënshkruante një ftesë për Izraelin për të njohur të ashtuquajturën Kosovë dhe anasjelltas. Izraeli ta njohë të ashtuquajturën Kosovë dhe anasjelltas,“-ka thënë ai.
Më tej Selakoviç ka shtuar se Serbia ka bërë përpjekiet e saj që Izraeli të mos e njoh Kosovën, por nga ana tjetër është përpjekur të rregullojë marrëdhëniet me Izraelin. Ai u shpreh se shteti serb nuk është i lumtur nga njohja që i’u bë Kosovës.
“Ne kemi bërë përpjekje serioze në marrëdhëniet me Izraelin në vitet e fundit, në marrëdhëniet midis dy kombeve dhe nuk jemi të lumtur për këtë. Është indikative që kemi pasur nxitjen e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit, Mattheë Palmer për ta mundësuar këtë të ndodhë, ne do ta shohim nëse zbatohen pjesët tjera të marrëveshjes midis Serbisë dhe SHBA-së, të nënshkruar në Ëashington. Vuçiç tha qartë në Washington se varet nga procesi dhe si do të zhvillohet ai në të ardhmen”, tha Selakoviç.
Dy ditë më parë Kosova dhe Izreali vendosën marrëdhëniet diplomatike dhe njohjen reciproke mes tyre.