Në një kohë pandemie të tillë, ku rastet e vdekjeve po shtohen përditë dhe infektimet kanë arritur kulmin, duket se qeveria ende nuk është kujtuar për të ndërrmarë disa masa të reja ose të paktën të ndryshojë ato aktuale.
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka alarmuar se është kaluar tavani i infektimeve në vend nga Covid 19. Sipas ekspertëve, rastet e infektimeve dhe vdekshmërisë po rriten përditë e më shumë, duke paralajëmruar për një valë tjetër të rëndë pandemike.
“Kemi pasur rritje të numrit të rasteve, ku incidenca javore ka shkuar në 209 raste për 100 mijë banorë. Është një rritje e rëndësishme, pasi 2 javë më parë ishte nën 200. Këtë tavan prej 200 e kërkojnë edhe vendet e tjera. Nga ana tjetër, edhe incidenca 2-javore është rritur. Kemi edhe rritje të të shtruarve në spital, por edhe të numrit të të vdekurve.”, shprehen ata.
Por krahas gjithë frikës dhe pasigurisë që është krijuar, ende nuk kanë ndryshuar masat e marra sëfundmi nga qeveria. Pra baret do të vijojnë të jënë të hapura me grumbullime të panevojshëm njerëzish, lëvizja do të vijojë e kufizuar deri në orën 10:00 të darkës. Duke mos mjaftuar këto, komiteti nuk përjashtoi mundësinë se universitetet mund të hapen sëshpejti dhe studentët mund t’u rikthehen auditorëve.
“Po punojmë së bashku me Ministrinë e Arsimit për të vlerësuar mundësitë konkrete të këtij realizimi dhe patjetër që do të kemi një vendim të shpejtë, maksimumi deri në fund të kësaj jave”, thuhej në deklaratë.
Parktikisht nuk ka asnjë kufizim të rrepte bazuar dhe në alarmin që ngre vetë qeveria dhe vetë Komiteti i Ekspertëve i krijuar posaçërisht për këtë situatë të jashtëzakonshme. Kujtojmë gjithashtu se raporti i fundit i publikuar nga EUROSTAT fakton qartë se Shqipëria është vendi me vdekshmërinë më të lartë në Europë nga Covid 19.