Një incident ka ndodhur ditën e sotme në një takim të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit në kuadër të zgjedhjeve që do të mbahen në Kosovë në 14 shkurt. Atij nuk po i ndahen telashet gjatë kësaj fushate, teksa i ka ndodhur i radhës. Pas incidenteve në Mitrovicë ku një qytetar tentoi ta sulmojë fizikisht, ndërsa disa të tjerë serbë e fyen, kësaj radhe ai është sulmuar me vezë.
Ditën e sotme ish-kryeministri I Kosovës, Albin Kurti ka qenë duke vizituar sot Komunën Skënderaj dhe disa qytetarë kanë hedhur vezë në drejtim të tij, teksa brohorisnin “UÇK, UÇK”, “Thaçi, Thaçi”. Si pasojë e incidenteve, Kurti është detyruar të largohej nga takimi I mbajtzur në Skënderaj.
Në Kosovë do tgë mbahen zgjedhjet e parakohshme në 14 shkurt pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila doli në përfundimin se qeveria aktuale e Kosovës, me në krye Avdullah Hotin, është zgjdhur në mënyrë jokushtetuese.Ky vendim erdhi si pasojë e votës që deputeti Etem Arifi dha për qeverinë Hoti më 3 qershor, ndërkohë që për të kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione. Kujtojmë që Albin Kurti është ndaluar të kandidojë në zgjdhje me vendim të Gjykatës Supreme për të njëjtën arsye.