Skip to content
Të Gjitha

Milani rikthehet te fitorja në ndeshjen përballë Bolonjas, Ibrahimovic humb penalltinë

· 2 min lexim

Milani u kthye në fitore duke mundur Bolonjën  me rezultatin  2-1, në fund të një ndeshje që dukej e mbyllur deri në minutën e 80 me golat e Rebic dhe Kessie, por goli i Poli rihapi lojën dhe rindezi shpresat e një barazimi në ekipin e Mihajloviç. Kështu Pioli heq pengesat e mundshme pas gabimeve me Atalantën në Serie A dhe me Interin në derbin e Kupës së Italisë dhe zgjat renditjen në 46 pikë, duke mbajtur vendin e parë.

Në pjesën e parë Rebic shënoi në minutën e 26-të duke goditur portën e Bolonjas. Por sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimoviç – i cili u ndalua me një ndeshje në Coppa Italia pas përplasjes me Romelu Lukaku në derbin e së martës në Milano – u pengua nga portieri i Bolonjës Lukasz Skorupski,për të shënuar një penallti.

Franck Kessie dyfishoi epërsinë e miqve nga vendi në pjesën e dytë. Skuadra e Andrea Piolit shënoi një gol nëntë minutat e mbetura. Roberto Soriano shkoi afër barazimit , por Gianluigi Donnarumma bëri një pritje të mirë për të ruajtur epërsinë e Milanit. Rezultati i rrit Rossonerët pesë pikë larg Interit të vendit të dytë.

Mediat italiane kanë zbuluar diçka të veçantë, gjatë kohës kur sulmuesi i Milanit, po gjuante penalltinë. “Mos u shqetëso, Ibra nuk do e shënojë penalltinë”, mësohet t’i ketë thënë Mihajloviç portierit të tij.