Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se është marrë konfirmimi që të fillojë furnizimi me vaksinat Pfizer nga dita e hënë. Në një bashkëbisedim nga Korca kryeministri Edi Rama vlerëoi punën e mjekëve në luftë me pandemininë ndërsa komentoi edhe cështjen e vaksinimit kundër virusit.
“E kam ditur edhe më parë që ne kemi një trup mjekësh e infermierësh që është realisht për t’u respektuar dhe ka një hendek të madh mes realitetit të punës së tyre dhe perceptimit që ushqehet, besoj unë nga eksperiencat e këqia të së shkuarës edhe nga fakti që shumë kush për fat të mirë nuk ka marr shërbim vitet e fundit në spital dhe ka eksperienca të kohëve të tjera. Por ushqehet edhe nga raste të neveritshme si sanitarja te Covid2, apo sic mund të ketë edhe të tjera por nuk mund ta rrëzojnë investimin kolosal të mjekëve në mbrojtje të jetës së njerëzve në këtë periudhë të jashtëzakonshme. “ tha Rama.
Ndër të tjera kreu i qeverisë komentoi edhe vaksinimin nga covid-19, ndërsa tha foli për një luftë e paimagjinueshme interesash e prapaskenash për të gjetur shtegun për të qenë më afër vaksinës, por theksoi se plani do të jetë me tre skenarë.
“Vaksina, besoj po e ndiqni c po ndodh me vendet e mëdha që kanë vështirësi për ta garantuar për shkak se pfizer ka bërë një frenim të prodhim me argumentin se i duhet kohë për të financuar investimin në rritje të prodhimit. Është një raport i zhdrejtë. Dhe është e kuptueshme që gjithë planeti do vaksinë, Ne në radhë të parë më vjen mirë që ia dolëm të dalim nga rrethimi ku u gjendën pa dëshirën dhe jo për fajin tonë, së bashku me vende të tjera që u lanë jashtë dhe arritëm të kemi një marrëveshje me pfizer pa prit COVAX dhe që nuk dihet kur do fillojë.