Skip to content
Të Gjitha

Armando Sadiku shkon në Bolivi: Nuk e njoh si skuadër, por nuk kam frikë nga sfidat

· 2 min lexim

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku u prezantua ditën e sotme te skuadra më e re dhe duhet thënë që i habiti të gjithë. Sadiku ka njoftuar se Bolivar do të jetë skuadra e re ku do të luajë duke u bërë në këtë mënyrë shqiptari i parë që luan në Bolivi. Futbollisti i kombëtares tha se ndihet mirë për këtë hap dhe do të bëjë maksimumin për një paraqitje sa më dinjitoze.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu! Të gjithë në klub më pritën shumë mirë dhe jam gati të zbres në fushë. Të gjithë duam të jemi në Copa Libertadores, prandaj jam këtu. Do të jap maksimumin tim për këtë. Do të jetë e vështirë të arrijmë objektivin tonë, pasi kemi dy ndeshje të vështira përpara. Gjithsesi do të punojmë shumë për ta arritur atë. Është një ëndërr për mua”.

Ndërkohë që kur u pyer nëse e njihte më parë Bolivar, Sadiku u përgjigj duke thënë se nuk e njihte dhe nuk ishte një vendim i lehtë, por nuk ka frikë nga eksperiencat e reja.

Në të vërtetë nuk e njihja shumë, por ata më folën për projektin, klubin dhe në të njëjtën kohë fola me lojtarë nga Spanja. Ata cilët më folën shumë mirë. Duhet të vendosja dhe nuk ishte e lehtë për mua. Është një përvojë e re dhe nuk kam frikë nga asgjë. Do të jap gjithçka për ekipin tim”.

 “Do të jetë e vështirë, pasi më duhet të përshtatem pak këto ditë. Mua më pëlqen kjo përvojë dhe jam i sigurt për veten time. Shpresoj të shënoj shumë gola, në mënyrë që të gjithë të jenë të lumtur këtu. E kam parë pak Riquelme dhe është e vërtetë që ai shënoi shumë gola, por unë nuk mund të premtoj se do të bëj të njëjtën gjë. Gjithsesi do bëj gjithçka që të arrijmë objektivat e klubit. Mua më pëlqen të luftoj në zonë dhe të shënoj gola.”