Skip to content
Bota

Turqi/ Gjendet një Bibël 1200 vjeçare

· 1 min lexim

Gjatë një operacioni policor në juglindje të Turqisë, është gjetur një Bibël që besohet se i përket një periudhe 1 200- vjeçare.

Ekipet për luftën kundër trafikimeve, gjetën Biblën gjatë një operacioni në qytetin Kayapinar. Bibla ka 34 faqe të shkruara me ar mbi lëkurë”, thuhet në njoftimin e guvernatorit të Diyarbakirit.

‘’Sekuestrimi i Biblës është bërë gjatë tentativës së tre personave për ta shitur atë’’, thuhet në një njoftim, në të cilin sqarohet se trafikantët janë arrestuar.

Zyra e guvernatorit thotë se lidhur me aksionin në fjalë, janë arrestuar gjashtë persona, por nuk ka detaje mbi origjinën e Biblës.