Vazhdon drama familjare që përfundoi me plagosjen e çiftit shqiptaro-italian në Vilë Bashtovë të Kavajës. Biznesmenia italiane Carlota Dossena, e cila u plagos dje nga ish-partneri i saj shqiptar, rrëfeu për emisionin ‘Me zemër të hapur’ detaje nga sherri i tyre i dhunshëm.
Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës së 28 janarit, në resortin e tyre “PepeDoro” në Vilë Bashtovë. Dossena pohoi se ishte sulmuar nga ish-bashkëjetuesi Kastriot Dema me thikë 5 herë në krah, ndërsa theksoi se gjatë momentit të sulmit ishte duke ngrënë darkë me 2 prej djemve të stafit të hotelit.
Sipas saj, ai ishte në ‘arrest shtëpie’, ndërsa kur zbriti në katin e parë të ndërtesës, e kishte goditur me thikë.
Si ndodhi ngjarja?
Nuk po festoja, isha duke ngenë darkë me një pjesë të stafit tonë, pas pune. U tremba shumë nga 3 zhurma shumë të forta. Pasi hapa derën për të parë se çfarë ishte, u ofendova nga ish-bashkëjetuesi im. I cili gjendej në mjediset e hotelit në arrest shtëpiak. U largova nga dritarja nga dy djemtë që punojnë për mua dhe ata iu përgjigjën verbalisht ofendimeve të tij dhe kërcënimeve të tij. Në këtë pikë, ai zbriti dhe më sulmoi direkt me një thikë. Kam 5 plagë në thikë, unë u përpoqa që të mbrohesha, duke vënë krahun para kokës. Edhe pse dëgjova se ai thotë që është sulmuar, i vetmi sulm ishte ai që kam gërricur me thonj dhe për këtë kam dëshmitarë ata djemtë. Në këtë pikë ai ka ikur. Mua mu duk se ishin si vite të tëra, por gjithçka ndodhi shumë shpejt. Sapo kishte hyrë 28 janari.
Ju dhe Kastrioti keni dy fëmijë, janë aktualisht në Itali?
Për fat janë të sigurt në Itali që prej një viti, që nga çasti që ai më kërcënoi me jetë.
Pse ndryshoi marrëdhënia juaj?
Marrëdhënia jonë ka probleme prej vitesh. Ai është përpjekur të më krijojë mua vështirësi për të më larguar nga Shqipëria për të mbajtur të gjithë pronësinë e hotelit. Interesi i tij është i pastër ekonomik.
Me çfarë të ardhurash është ngritur ky resort?
I gjithë investimi për ndërtimin janë blerë është nga familja ime. Toka është e familjes së tij. Sigurisht që kjo i njihet. Toka kushton pak në atë zonë, nuk mund të krahasohet. Unë kam bërë gjithçka për dashuri dhe nuk i kam bërë me mendje, por me zemër. Kur u legalizua hoteli, ai ka përfituar nga fakti se unë isha në Itali në spital e shtruar për një tumor dhe ai regjistroi gjithçka në emrin e vet.
Si jeni njohur dhe pse bashkëjetonit dhe nuk jeni martuar?
Nuk kemi menduar kurrë që të martohemi. Mendoj që dashuria nuk ka nevojë për një firmë. Por ndoshta kam gabuar dhe nuk i bëra mirë llogaritë.
Versioni i palës tjetër
Një tjetër version del në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi gjatë mesnatës së djeshme në Kavajë.
Tezja e Kastriot Demës, Sedija, për emisionin ‘Me zemër të hapur’ pohoi se ky ishte një kurth që i ishte bërë nipit të saj nga ish-partnerja.
Sipas tezes, kanë qenë Carlota dhe punonjësit ata që kanë sulmuar Kastriotin. Mes të tjerash ajo tha se investimi në hotel ishte bërë me para të përbashkëta.
“Ajo ka qenë e mbledhur duke bërë një kurth për nipin tim. Kuzhinieri që ajo e mban, ka hyrë nga ballkoni i dhomës me çelës të madh dhe ka thyer xhamin. Nipi ka dashur të dalë në derë, dhe aty e ka pritur Carlota dhe dy të tjerët. Më pas ai u përpoq të ikte, aty në banjo, është hedhure nga shkallët dhe ka shkuar në shtëpinë e kushëririt. Ajo ka fshirë dhe DVR-në e kamerave. Pretendohet nga zonja se ai i ka dhunuar sikur ka qenë Herkuli. Kastrioti ka qëndruar 6 muaj në një dhomë. Carlota mori dhe rrëmbeu fëmijët prej 1 viti e gjysmë. Ajo është denoncuar në Itali. Ata kanë pasur grindje në bashkëjetesën e tyre. Kastrioti ka filmuar një video para ngjarjes. Ka ndodhur 20-30 minuta para ngjarjes. Ai ka telefonuar dhe policinë që të shmangte ngjarjen. Kastrioti pasi ata e kanë provokuar, ka hyrë në dhomë dhe më pas është fshehur në banjo. Bashkëjetesa e tyre ka qenë e mirë deri në 2017, për arsye të tyre ata kanë pasur probleme. Të tre nipërit e mi, bashkë me dy vëllezërit e Kastriotit, i kanë mbledhur ato të ardhura dhe ia kanë dhënë djalit. Ky investim është 50/50. Nuk janë vetëm të Carlotës, pasi ata kanë punuar në Itali. Ky është kurth i thurur, kur në spital erdhi fletë-arresti, kur Kastrioti ishte duke vdekur, dhe nuk e mori kush në pyetje. Carlota mund të shpiki, dua të shoh thikën që ka goditur nipi im atë. Po DVR-në Kastrioti e dha??! Carlota mbrohej nga dikush. Biznesin e administron ajo, me një prokurë që është dhënë nga Kastrioti. Kati i fundit është shtëpia e Kastriotit, ku Carlota rri ende brenda, pasi nuk kemi nxjerrë ndihmën e policisë që ta nxjerrë jashtë. Ajo rrëmben fëmijët, ikën kur do dhe i braktis. Fëmijët i mori nëna dhe babai i Carlotës, nga Durrësi me makinë. Se si e kaluan kufirin pa prokurë, se dimë.”, tha ajo. /Gazetareforma.com/