Jozefina Topalli është infektuar me koronavirus. Mësohet se kryetarja e partisë “Lëvizja për ndryshim” ka rezultuar pozitive me COVID-19 ditën e sotme.
Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-deputetja e Partisë Demokratike është në gjendje të mirë shëndetësore dhe mësohet se është izoluar në shtëpinë e saj dhe po merr mjekimin e nevojshëm nën monitorim klinik të vazhdueshëm.
Më herët gjatë ditës së sotme, njoftoi se ishte infektuar me koronavirus ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca i cili gjithashtu bën me dije të jetë në gjendje të mirë.
Prej fillimit të pandemisë rastet pozitive me koronavirus ne vendin tone kanë qenë mbi 75 mijë, ndërkohë 1350 persona kanë humbur jetën ne perballje me virusin. Numri total i personave të shëruar që nga fillimi i pandemisë në mar të vitit të kaluar është mbi 45 mijë.. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 887 raste të reja pozitive me COVID nga 3891 testime të kryera në total. Numri i vdekjeve është rritur në krahasim me ditën e djeshme dhe 11 persona kanë humbur jetën.
Tirana është zona me numrin më të lartë të infektimeve me 300 raste pozitive siç bëhet me dije në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Qytete të tjera me numër të lartë infektimesh janë Durrësi, Fieri, Gjirokastra, Elbasani etj.