Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca është infektuar me koronavirus. Ai e ka bërë vetë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale. Soreca shkruan se pas kryerjes së tamponit ai ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Nga postimi i tij mësohet se ambasadori është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është izoluar së bashku me familjen në shtëpinë e tij. Gjithashtu ambasadori shprehet se do të vazhdojë nga shtëpia punët e delegacionit të Bashkimit Europian.
“Pas marrjes së testit, sot mora konfirmimin se rezultova pozitiv ndaj Covid-19. Jam mirë me shëndet, ashtu si dhe familja ime. Unë jam në vetëizolim në shtëpinë time nga ku do të vazhdoj të ndjek nga afër punën e përditshme të Delegacionit të BE në Tiranë. Mbani veten të shëndetshëm dhe qëndroni të sigurt”, shkruan ambasadori Soreca në Twitter.
Urojmë që ambasadori të shërohet sa më shpejt, por ndryshe nga shumë shtetas shqiptarë që detyrohen të shkojnë edhe të sëmurë nëpër punët e tyre, Soreca ka mundsinë të punojë nga shtëpia, të blejë ilaçet e shtrenjta apo të kurohet në spitalet më të mira jshtë vendit nëse është nevoja. Kjo pandemi na e mësoi se janë burokratët dhe pushtetarët ata që i kanë mundësitë reale për t’i bërë ballë vështirësive financiare dhe shëndetësore të COVID-19.
After taking the test, I got today confirmation that I resulted positive to COVID19. I am in good health, as is my family. I am in self-isolation in my house from where I will continue to closely follow the daily business of @EUinAlbania🇪🇺. Keep yourself healthy and stay safe!
— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) January 28, 2021