Polonia ka ndaluar tërësisht abortin duke u bërë vend i pare ish-komunist që merr një vendim të tillë në Europë. Qeveria e djathtë e Adrzej Duda ka e ka marrë vendimin që të ndalojë thuajse të gjitha rastet e abortit madje edhe kur fetusi është me defekte dhe fëmija mund të lindet i sëmurë.
Pas njoftimit se ligji do të hynte në fuqi të mërkurën, në vend shpërthyen protestat dhe afati u shty deri në 14 shkurt. Të tjera demostrata janë planifikuar në ditët në vazhdim në kryeqytetin Varshavë dhe në qytetet të tjera polake. Aktivistë të të drejtave të njeriut dhe opozitarë të majtë thonë se qeveria nuk mund ta ndalojë abortin në rastet kur dikush është i sëmurë, nuk ka afëtësi apo gjendje të mirë shëndetësore që të sjellë në jetë një fëmijë. Partia opozitare tha se do të bënte propozime në ndryshimin e ligjit, gjë që ka pak gjasa të ndodhi.
“Duke i vënë zjarrin Polonisë, ai dëshiron të mbulojë gjurmët e humbjes së qeverisë në luftën kundër kovidit, dështimit të programit të vaksinimit dhe dramës së sipërmarrësve. Por këtë herë, ai nuk do t’i shpëtojë përgjegjësisë.”, ka thënë Borys Budka, lideri i opozitës, për kryeministrin Duda.
Miratimi i këtij ligji në Poloni ka shkaktuar reagimin edhe të vendeve europiane më katolike, duke e cilësuar si shkelje e të drejtave të njeriut. Qeveria e Duda-s është njohur për politikat ektreme të djathta antiemigracion, homofobe dhe në këtë rast edhe misogjine.