Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur gjatë ditës së sotme në Mamurras, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Myslym Lika, 60 vjeç.
Përpos pistës së parë që lidhet me atentatin ku u përfshi djalin i tij Ilir Lika në vrasjen e dy biznesmenëve në Laç, në dritë del edhe një ngjarje tjetër ku është përfshirë vetë viktima e atentatit të sotëm.
Myslym Lika mësohet se ka probleme të vjetra me drejtësinë.
Në vitin 1997 mësohet se ai ka vrarë në fshatin Gjorm, shtetasin Gëzim Çeliku, që ishte djali e ish-ministrit të Industrisë gjatë kohë së diktaturës Hajredin Çelikun.
Po kështu në këtë ngjarje ka mbetur i vrarë edhe një italian.
Shkaku mësohet se ishte bërë një mosmarrëveshje për një tokë që ju dha dy viktimave që do ngrinin një biznes mobilierie.
Myslym Lika u dënua me 25 vite burg për vrasjet, ndërsa është liruar disa vite më parë.
Prej disa vitesh Lika jetonte në kryeqytet, ndërsa sot ndodhej në Mamurras pasi mori pjesë në ceremoninë mortore të motrës e cila u vetëvar dy ditë më parë.
Deri më tani policia nuk ka asnjë të dyshuar dhe ka shoqëruar disa persona.
60-vjecari ka marrë 3 plumba në trup. Një në zemër dhe dy në krahë. Ai ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.