Partia Socialiste vazhdon të marrë eksponentët e LSI-së para fushatës në nisje të fushatës elektorale. Rasti i fundit është Esmerald Xhafa, një nga drejtuesit e LSI-së në Korçë. Ditën e sotme avokati dhe biznesmeni Esmerald Xhafa, një nga drejtuesit kryesor të LSI-së në qarkun Korçë, por edhe aktivist ka vendosur të largohet nga partia e Kryemadhit.
“Kam patur përplasje në lidhje me mënyrën e organizimit dhe të sjelljes para fushatës elektorale”, sqaron Xhafa.
Postimi i plotë:
Të dashur miq.
Në lidhje me lajmin për largimin tim nga Partia Levizja Socialiste për Integrim më duhet t’iu sqaroj se:
Kam patur përplasje në lidhje me mënyrën e organizimit dhe të sjelljes para fushatës elektorale.
Diskutimet e mia kanë qenë parimore, dihet botërisht që unë kam qenë pjesë e anëtarësisë së LSI,dhe nuk kam qenë pjesë e strukturave drejtësuese të kësaj force politike.
Kam reaguar gjithmonë kur kam menduar se një veprim i caktuar ka qenë i gabuar si dhe kam ngritur zërin kundër çdo padrejtësie, kam protestuar,kam shprehur mendimin tim në çdo medium që kam patur mundësi të shprehem.
Mendoj se ndryshimi nuk vjen duke u sjellë arrogantë me strukturat dhe me ata të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për të rritur LSI që nga themelimi i saj deri më sot,si dhe nuk mendoj se duhet të vazhdojmë që të sillemi me votuesit si mbretër kur në fakt duhet të jemi shërbëtor i tij.
Nuk jam produkt i politikës dhe kurrsesi nuk mund të rri pa ngritur zërin kur mendoj se diçka është jo korrekte dhe në dëm të shoqërisë.
Një shprehje e popullit thotë: “Nëse nuk ta dëgjojnë fjalën atje ku je, është më mirë të largohesh”.
Vazhdoj të jem pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim. /Gazetareforma.com/